Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues me burgim ndaj të akuzuarit R. H.
Sipas njoftimit, i dënuari në diskotekën “Stop” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B.
“Fillimisht e godet në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e revoles, mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, e më pas me grushte e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse, me ç’rast i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
-
Dënohet me mbi katër vjet burgim i akuzuari për tri vepra penale në Gjilan
-
Ndalohet një person në lidhje me një rrahje në një diskotekë në Gjilan
-
Goditet me thikë një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari
-
Reagime pasi një burrë në Gjilan u dënua me vetëm 300 euro për dhunë ndaj gruas
-
Një muaj paraburgim të pandehurit në Gjilan për dhunimin e një gruaje