Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Ndalohet një i dyshuar për kanosjen e një prokurori në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Është ndaluar për 48 orë një i dyshuar për kanosje të një prokurori të Prokurorisë Speciale.

Sipas njoftimit i dyshuari H.M. është ndaluar për veprën penale “Kanosje”.

“Personi i lartcekur, është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, brenda objektit të këtij institucioni. Kujtojmë se Prokurori i Shtetit është i lirë në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, prandaj raste të tilla do të trajtohen me prioritet të lartë dhe seriozitet”, thuhet në njoftim.