Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet një i dyshuar nga Prishtina për narkotik

Një person nga Prishtina është arrestuar nga Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës për mbajtje të kokainës.

Sipas njoftimit, pas selektimit për kontroll më të detajuar, gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë, po ashtu është kryer kontrolli trupor i të dyshuarit me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram.

Lidhur me rastin është njoftuar njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzikës të cilët pasi kanë dal në vendin e ngjarjes.

Pas njoftimit të prokurorit të shtetit janë pranuar udhëzime që të bëhet bastisje te shtëpia e të dyshuarit me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri peshore digjitale dhe tri pako me foli.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.