Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të lëndëve narkotike

Arrestim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë të shtunën, te i dyshuari me inicialet Z.K., janë gjetur 0.8 gram lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë.

“Më, 09.09.2022, hetuesit policorë, kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një telefon. Policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të lartcekur. Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., po ashtu dyshohet të jetë kokainë, 160 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

I dyshuari intervistohet dhe me aktvendim nga prokurori dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.