Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet në Tiranë një kosovar 37-vjeçar, nuk i deklaroi 15 mijë euro

Është ndaluar në aeroportin “Rinas” në Tiranë një 37-vjeçar nga Kosova, pasi kishte tentuar të nisej me 15 mijë euro të padeklaruara për në Dubai.

Sh. Th. i janë gjetur paratë e fshehura në çantë. Paratë janë sekuestruar, ndërsa 37-vjeçar procedohet penalisht për mosdeklarim të hollave në kufi.

kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 15000 euro, procedohet penalisht 37-vjeçari nga Kosova. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai. Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.