Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet mbikëqyrësi i Zyrës për Mbrojtje të Viktimave në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prishtinë dhe zyrave rajonale.

Sipas Prokurorisë ai dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. ​