Prokuroria Speciale ka ndaluar një të dyshuar për veprat “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.
Në një komunikatë për media nga Prokuroria Speciale, bëhet e ditur se V.N. është ndaluar për 48 orë.
“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet për 48 orë një person, dyshohet se mori ryshfet për të zbuluar informata për prona të caktuara
-
Ndalohet një person për “ushtrim ndikimi”
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde dhe detyrim
-
Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro