Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen për 48 orë tre persona të dyshuar për rrëmbim në Negrovc të Drenasit

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona të dyshuar për një rast rrëmbimi në Negrovc të Drenasit.

Rasti ka ndodhur të hënën.

Personat e dyshuar janë Ç. H. (21), Sh. H.( 26) dhe K.K. 19-vjeç, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Të tre të dyshuarit pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, një person dje ka raportuar në polici se tre persona të dyshuar, e kishin rrëmbyer me veturë dhe e kanë dërguar në një pyll, ku sipas tij, ai është sulmuar dhe ka pësuar lëndime trupore.