Dy persona janë ndaluar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë shpërndanë dërgesa postare paligjshëm.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ata janë të dyshuar për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
“Dyshohen për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Kanë qenë duke bartur letra për qytetarë, kryesisht vendime që vijnë nga gjykatat serbe, kadastra, etj”, ka thënë Elshani për Kohën.
Pas marrjes në pyetje në Polici të dyshuarit janë liruar, dhe me rastin po merret Departamenti për Krime Ekonomike.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në veri ndërpret parafushatën për zgjedhjet në Serbi
-
Dy të arrestuar pas sulmit fizik ndaj një gruaje në Mitrovicë
-
Dyshime për keqpërdorim në testin për patentë shofer, sekuestrohen pajisje komunikuese
-
Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës
-
Tentuan të shesin parcela me dokumente të falsifikuara, tre të arrestuar në veri