Policia e Kosovës ka ndërprerë në Mitrovicë të Veriut një aktivitet të parafushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se nuk do të lejohen aktivitete të tilla në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.
“Kemi marrë informatën se një tubim parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Sebri po mbahet në shkollën teknike. Ne kemi instruksione nga autoritetet urdhërdhënëse që të mos lejojmë asnjë aktivitet të tillë parazgjedhor të Serbisë në territor të Kosovës”, ka thënë Elshani.
Ai ka bërë të ditur se në tubim janë parë zyrtarë të Listës Serbe. Sipas tij, nga turma e njerëzve është pretenduar se po bëhet fjalë për një mbledhje për çështje arsimi. “Megjithatë u shpërndanë menjëherë”, ka thënë ai.
Serbia mban zgjedhjet më 25 tetor 2026. Në vitin 2022, Qeveria e Kosovës e ka ndërprerë praktikën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, në komunat ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.
-
Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00
-
Radhë të gjata para vendvotimeve në Serbi, pjesëmarrja deri në orën 09:00 arrin në 12%
-
Në veri thonë se serbët janë nën presion për ta votuar Vuçiqin
-
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgimin e 10 personave për manipulim me vota
-
Dy persona në veri ankohen për presion për votë