Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen dy persona për kontrabandë me mallra

Dy persona janë ndaluar për kontrabandë me mallra, përkatësisht prerje të paautorizuar të druve në Sllatinë.

Sipas njoftimit, me të hetuar patrullën policore, personat janë larguar në drejtim të malit poshtë, mirëpo reagimi i shpejt i patrullës ka bërë që të ndalohen dy persona meshkuj kosovarë, që ishin duke prerë dru me dy moto-sharra.

“Në vend-ngjarje janë hasur të grumbulluara rreth dyzet trupa dru, të gjatësive të ndryshme 10 deri 15 metra dhe diametër nga 20 deri 40 cm, një traktor, një ngarkesë (ram) me afro 7 deri 8 m3 dru dhe një tjetër gjysmë i ngarkuar me dru. Lidhur me rastin, është njoftuar Dogana e Kosovës ndërsa në konsultim me prokurorin, të dyshuarit H.M (1976) dhe M.M. (1992) lirohen në procedurë të rregullt. ndaj tyre është iniciuar rasti ‘kontrabanda me mall’. Në këtë rast janë konfiskuar dy moto-sharra dhe pesë radio-lidhje dore për komunikim të gjetura në vend ngjarje”, thuhet në njoftim.