Policia e Kosovës ka ndaluar sonte dhjetë persona të maskuar në Prishtinë, ndaj të cilëve është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se personat në fjalë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, ishin të shoqëruar edhe me dy qenë duke parakaluar në sheshet e kryeqytetit.
“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke iu shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, ka thënë Ahmeti.
Personat në fjalë pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit, janë liruar, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike. /ksp
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër policë
-
Penguan punimet në Rrugën A, shoqërohen në polici dy persona