Në moshën 36-vjeçare, është ndarë nga jeta tragjikisht psikologia Dua Dauti-Kadriu, në Ulqin, transmeton KTV.
E ndjera ka humbur jetën në det, dje në orët e pasdites.
Sipas familjarëve të saj, rreth orës 6 pasdite, dy fëmijët e saj ishin në ujë, ndërsa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.
Ajo kishte hyrë për t’i shpëtuar fëmijët, kishte arritur t’i nxjerrë ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji.
Sipas familjarëve, trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh. Dua Dauti-Kadriu do të varroset sot në Prizren, rreth orës 17.
Artikuj të ngjashëm
-
Një shqiptare mbytet në brigjet e Puketit në Tajlandë
-
Për një ditë tre pushues vdesin në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre nga Kosova
-
Një 39-vjeçar gjendet i vdekur në breg të detit të Durrësit
-
Durrës, roja kishte vendosur flamurin e kuq para se të mbytej 18-vjeçari që shpëtoi dy të mitur
-
Mbytet 18-vjeçari në Durrës pasi shpëtoi dy të mitur