Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjilan.
I dyshuari me inicialet A.Z. thuhet se në kundërshtim me autorizimet e tij u ka mundësuar dy personave të tjerë që të transportojnë dru që në Kosovë kanë hyrë ilegalisht nga Serbia.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, (DHKEK) konkretisht Njësia Rajonale Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, ka zhvilluar veprime hetimore, duke arritur të sigurojë dëshmi të arsyeshme se i dyshuari A.Z., duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke keqpërdorur detyrën zyrtare, u ka mundësuar personave/transportuesve I.M. dhe J.A., që në mënyrë të kundërligjshme të transportojnë dru të cilat dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare ai, kishte damkosur drunjtë si dhe kishte lëshuar fletëpërcjelljet në mënyrë ilegale.
“Personat I.M dhe J.A. pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq i dyshuari A.Z. me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet tre persona në Gjilan, dyshohen për dallavere me dru
-
Arrestohen 5 të dyshuar për keqpërdorim detyre, dhanë fletë poseduese për pronën 2-hekëtarëshe në Fushë-Kosovë
-
KFOR-i lajmëron Policinë për traktorin afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prenin dru
-
Arrestohet një zyrtar, dyshohet se dha leje për import të pesticideve e biocideve të ndaluara
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet