Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mitrovicasi sulmon policin pasi ai ia shqiptoi një tiketë kundërvajtjeje

Është arrestuar të premten një qytetar i Mitrovicës, pasi që ka sulmuar një zyrtar policor i cili ia kishte shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtari policor i sulmuar ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjtit pas ka marrë një tikete kundërvajtjeje, e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin e Policisë të shtunën.