Një person ka sulmuar zyrtarët policorë në Gjakovë pasi ata i shqiptuan tiketë për kundërvajtje në trafik.
Siç ka bërë të ditur Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mërkurën, ndërsa zyrtarët policorë janë dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Anton Qeta, Gjakovë, 26.10.2022-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik ka sulmuar zyrtarët policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari që goditi policin me veturë pas tiketës për parkim
-
Arrestohet i dyshuari për kanosje të policëve gjatë shqiptimit të gjobës në trafik
-
Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj policëve në Gjakovë
-
Nuk ndahet i kënaqur me gjobën që iu vu, një person sulmon policët
-
Mitrovicasi sulmon policin pasi ai ia shqiptoi një tiketë kundërvajtjeje