Policia e Kosovës njoftoi se një mësimdhënës në fshatin Mamushë të Prizrenit, ka sulmuar fizikisht një nxënës të martën.
Në raportin policor thuhet se rastin e ka lajmëruar prindi i fëmijës, ndërsa mësimdhënësi është intervistuar me vendim të prokurorit, e më pas është liruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është iniciuar si “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
“Fsh. Mamushë, Prizren 30.05.2023 - 15:10. Më 31.05.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se fëmija i tij, derisa ka qenë në shkollë, është sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi i tij i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.