21:38 - Jo zyrtarisht KTV-ja merr se personi i cili është gjuajtur me armë zjarri me këtë rast është edhe drejtori i Financave në Polici, Hamdi Hyseni.
Të shtëna nga një veturë ndaj një tjetre në Prishtinë, s’ka të lënduar
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 16:30 në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.
KTV raporton se një veturë në lëvizje është gjuajtur nga një veturë tjetër, me ç’rast nuk ka të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë ekzaminimin e vendit, në të cilin dyshohet se ka ndodhur gjuajtja me armë zjarri.
Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, përderisa policia ka intervistuar ankuesin dhe po merr në pyetje dëshmitarët.
Edhe
Sulm me armë ndaj një personi në Prishtinë
Kjo është vetura në të cilën është gjuajtur.
{gallery}