Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari për gjuajtje me armë është arratisur

Policia e Kosovës - SHPK

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” të mërkurën rreth orës 18:30, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin ndërkohë që i njëjti është në kërkim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën "Isa Kastrati" në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, ka thënë Ahmeti.