Një veturë tip BMW ka marrë flakë derisa po lëvizte në autostradën Prishtinë-Shkup.
Lexues të portalit Koha.net kanë dërguar pamje nga kjo ngjarje, ndërsa besohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Në vend të ngjarjes kanë arritur njësitet policore dhe zjarrfikësit.
