20 furgona të FNSH-së, Shqiponjave dhe Forcave operacionale kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Krujë ku po zhvillojnë një operacion anti-kanabis, transmeton Mapo.
Pjesë e këtij operacioni janë drejtues të komisariatit të Krujës edhe Drejtorisë së Durrësit.
Mësohet se janë angazhuar mbi 100 forca policie të cilat janë shpërndarë në disa zona të rrethit Krujë.
Në zonë që po mbahet e rrethuar, dyshohet se fshihet një sasi e konsiderueshme kanabisi.
Policia kërkon të arrestojë edhe personat që zotërojnë drogë.
Dyshohet se kemi të bëjmë me persona të rrezikshëm dhe precedentë penal. Operacioni po ndiqet edhe nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet 43-vjeçari nga Kosova në Krujë, i kapen 23 kg kanabis
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Katër të arrestuar në aksionin në Prishtinë e Ferizaj, sekuestrohen 60kg marihuanë
-
Operacioni ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës përfundon me pesë të arrestuar