Një operacion i gjerë kundër kultivimit të kanabisit është zhvilluar në Shqipëri nga policia në 72 orët e fundit në malësinë e Krujës, qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në
Tropojë, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.
Si rezultat i këtij operacioni, ku u përfshin 7000 punonjës policie dhe 90 dronë, janë asgjësuar në total 24 220 bimë kanabis.
“Gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Arst në Pukë, u gjetën 29 kilogramë kanabis në formën e boçeve. U shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi N. H., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Arst, shtetasin K. B., për shpërdorim detyre”, thuhet nga Policia.
Në qarkun Shkodër u asgjësuan në total 15 338 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Fushë Arrëz.
“Si autor i dyshuar i njërit prej rasteve të kultivimit, u shpall në kërkim shtetasi P. D., 52 vjeç, banues në Arst, Fierzë, Fushë Arrëz. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në rastet e tjera të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet nga Policia.
Në malësinë e Krujës u asgjësuan 4630 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme, ndërsa në Lezhë u asgjësuan në total 4000 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në disa fshatra të ndryshme të rretheve Lezhë dhe Kurbin.
Edhe
Asgjësohen afro 25 mijë bimë kanabisi në Velipojë
Në zona malore të rrethit të Tropojës u asgjësuan 252 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkisë Tropojë.
Policia e Shtetit thekson se do të intensifikojë kontrollet në të gjithë vendin, ndërsa operacioni i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me GDF-në.
-
Ekstradohet nga Shqipëria për kultivimin e 1200 bimëve narkotike, kërkohet paraburgim ndaj tij
-
Policia greke shkatërron mbi 8 mijë bimë kanabisi në një fermë misri
-
Një i arrestuar e gjashtë në arrati për 1 ton marijuhanë të sekuestruar në Pejë
-
Një shtetas i Shqipërisë i arrestuar për drogën në Pejë, në kërkim të paktën 6 të tjerë