Mediat në Serbi raportojnë se pronari i kompanisë turisktike “Selo Tours”, me seli në Prishtinë, Selajdin Janjeva, është vrarë sonte në vendbanimin Jalija të Novi Pazarit.
Po ashtu, sipas raportimeve të mediave në Serbi një person tjetër është plagosur.
KOHA ka arritur të konfirmojë vrasjen nga të afërmit e të ndjerit.
“Sandzaklive.rs” shkruan se vrasja ndodhi para një lokali.
“Nuk dihet ende se çfarë çoi deri te vrasja. Sipas fjalëve të disa dëshmitarëve, fillimisht pati një zënke e më pas u dëgjuan disa të shtëna”, ka shkruar “Sandzaklive.rs”.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Serbisë arreston personin që dyshohet se vrau biznesmenin kosovar në Novi Pazar
-
Kompania “Selo Tours” konfirmon vrasjen e pronarit të saj në Serbi
-
Vdes pas plumbave edhe baxhanaku i biznesmenit kosovar i vrarë në Serbi
-
Prokuroria jep detaje për vrasjen në “Bregun e Diellit”
-
Vritet një person në Prishtinë