Kompania turistike nga Prishtina “Selo Tours” ka konfirmuar se pronari i saj, Selatin Janjeva, është vrarë të enjten në Novi Pazar.
Mediat në Serbi të enjten në mbrëmje kishin raportuar për vdekjen e Janjevës në Jalija të Novi Pazarit, duke publikuar edhe pamje të rastit.
Tani kompania turistike, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka konfirmuar rastin duke thënë se vrasja ka ndodhur në rrethana të paqarta.
“Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjendet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!” thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Serbisë arreston personin që dyshohet se vrau biznesmenin kosovar në Novi Pazar
-
Mediat serbe: Në Novi Pazar vritet pronari i kompanisë kosovare “Selo Tours”
-
Vdes pas plumbave edhe baxhanaku i biznesmenit kosovar i vrarë në Serbi
-
Vritet presidenti i klubit bullgar
-
Një italian po hetohet për “turizmin e snajperëve” në Sarajevë