Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia e Serbisë arreston personin që dyshohet se vrau biznesmenin kosovar në Novi Pazar

Policia e Serbisë ka arrestuar E. SH., i cili dyshohet se më 1 tetor në Novi Pazar vrau pronarin e kompanisë turistike “Selo Tours”, Selatin Janjeva, bëjnë të ditur mediumet në Serbi të shtunën. Sipas mediave, Janjeva u vra pas një grindjeje para një lokali, ndërkohë që familjarët e tij njoftuan se “deri te vrasja erdhi pas mosmarrëveshjeve familjare”.

Ndërkohë, “Sandzaklive” shkruan se i dyshuari për vrasjen e Janjeves është dorëzuar vetë në Polici i shoqëruar nga avokati i tij.