Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Një burrë është arrestuar pasi me pushkë gjuetie ka vrarë qenin e viktimës, deri edhe e ka kanosur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ia kishte mbytur qenin viktimës mashkull shqiptar dhe e kishte kanosur. Nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë modeli Over Under prodhim Turk e cila ishte me afat të skaduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm