Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Me pasaportë serbe të tjetërkujt donte të udhëtonte për në Hanover

NJë personi i është anuluar udhëtimi për në Hanover nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, pasi dyshohet se pasaporta serbe e prezantuar nuk i takonte atij.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës për në Hanover me ç’rast ne kontroll të dokumenteve ka prezantuar një pasaporte serbe qe dyshohet se i përket dikujt tjetër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përcjell Koha.net. “Të dyshuarit i është anuluar fluturimi dhe rasti vazhdon në procedurë te rregullt”.

Artikuj të ngjashëm