Policia e Kosovës njofton se janë konfiskuar 800 euro false, saktësisht 16 njësi nga 50 euro.
“Me datë 31.03.2017 ankuesja, punëtore në një bankë ka raportuar se me datën 29.03.2017 ne filialin e bankës janë deponuar 16x50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Një tjetër rast me falsifikim parash është regjistruar në Prizren.
“Raportohet se e dyshuara femër Shqiptare e Shqipërisë ka paguar me një kartëmonedhë prej 20 euro në një Qendër Tregtare, e cila kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar ndërsa e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
Artikuj të ngjashëm
-
Një kartëmonedhë 500-euroshe kapet false në Prishtinë
-
Zbulohen në Prishtinë kartëmonedha false
-
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
328 dyeuroshe deponohen në një bankë në Prishtinë, dyshohet se janë false
-
Tri banka raportojnë për deponim të parave të falsifikuara