Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbytet 80-vjeçari tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë

Një 80-vjeçar është mbytur të hënën në Vlorë.

Siç bëhet e ditur, i moshuari me inicialet M.H. është mbytur aksidentalisht derisa po lahej në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

“Sot, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç”, ka njoftuar Policia, raporton “TCh”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm