Dy peshkatarë rezultojnë të zhdukur në Vlorë, transmeton TC.
Lorenc Doko, 32 vjeç, dhe Elson Këri, 37 vjeç, janë zhdukur mbrëmjen e së dielës dhe dyshohet të jenë mbytur pranë grykëderdhjes së Vjosës.
Delta Force dhe Policia Kufitare i kanë kërkuar dje pa rezultat, ndërsa sot kanë gjetur trupin e Elson Kërit.