Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet trupi i pajetë i njërit peshkatar të mbytur në Vjosë

Dy peshkatarë të rinj janë zhdukur mbrëmjen e kaluar në grykëderdhjen e Vjosës, pasi kishin dalë për të hedhur rrjetat për peshkim.

Ata janë Lorenc Doko 32 vjeç nga fshati Dëllenjë, dhe Elson Kerri 37 vjeç nga fshati Delisuf i Vlorës.

Ata janë parë që kanë rënë në ujërat e Vjosës nga peshkatarët e tjerë, të cilët kanë lajmëruar menjëherë Policinë.

Pas kërkimeve nga polumbarët e forcave Delta dhe policisë kufitare është gjetur trupi i pajetë i Elson Kerrit.

Vazhdojnë kërkimet për peshkatarin tjetër.