Një person dyshohet se ka rënë në lumin e fshatit Deiq të Klinës, ka njoftuar Policia të dielën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se disa peshkatarë, të cilët kanë dalë për peshkim gjatë mëngjesit të 22 majit, e kanë vërejtur një trup duke u bartur nga uji në këtë lum.
Gashi ka thënë se ata kanë tentuar ta nxjerrin prej ujit, por nuk kanë pasur sukses.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 8 e 15, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup duke lëvizur në ujë, ata kanë tentuar ta nxjerrin nga aty, por pa sukses. N vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe rrugës janë edhe FSK-ja”
Deri në momentin e publikimit të lajmit, pavarësisht përpjekjeve ende nuk është arritur të gjendet personi që dyshohet se ka rënë në lum.
-
Policia shpëton një qytetare që ra në Ibër
-
Ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, gjendet e vdekur në lumin Lumbardh një grua
-
FSK-ja ndihmon në përpjekjet për nxjerrjen e personit që ra në bunar në Pejë
-
Një person dyshohet se u sulmua nga dy të panjohur pranë Liqenit të Përlepnicës
-
Derisa po ecte u rrëzua dhe mori lëndime, vdiq një person në Klinë