Kërveshi & Partners Law Firm i ka quajtur veprime administrative, veprimet e Klinikës “Behar Kusari” duke mohuar se ka shkelje ligjore.
Në një komunikatë, përgjegjës të saj kanë thënë se Prokuroria shkeljet i ka bazuar në një ligj të shfuqizuar e të ndryshuar dy herë deri më tani.
Ndërkaq sipas tyre ky ligj nuk ishte në fuqi as në kohen kur pretendohet se janë kryer këto veprime nga klinika.
“Ndër paradokset e kësaj kërkese të Prokurorisë sot ishte edhe fakti se Prokuroria në kërkese si shkelje të supozuar të të mbrojturit tim ishte bazuar në dispozita të Ligjit për Shëndetësi të kohës se UNMIK-ut, i vitit 2004 i cili është i shfuqizuar që nga viti 2007 dhe deri më tani një ligj i tillë ka ndryshuar edhe dy herë më vonë dhe nuk është në fuqi në kohen kur pretendohet se janë kryer veprimet inkriminuese”
“Si do që të jetë, për momentin, për aq sa mbrojtja ka informacion zyrtar, konsiderojmë dhe vlerësojmë se në rastin konkret nuk ka fare veprime inkriminuese penale, janë veprime të natyrës administrative për të cilat nuk konsumohet asnjë vepër penale për të mbrojturin tim”, thuhet në njoftim.
Edhe
Arrest shtëpiak për të arrestuarit në klinikën “Behar Kusari”
Ata kanë njoftuar se Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit duke vendosur kështu për arrest shtëpiak ndaj zyrtarëve të kësaj klinike.
“Në emër të klientit tim, deklaroj se sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit ndaj zyrtareve të “Klinikes Amerikane Dr Behar Kusari”. Në vend të masës më të rëndë të kërkuar nga Prokuroria, Gjykata shqiptoj masën e arrestit shtëpiak”.
-
Çka deklaruan avokatët e drejtorëve të arrestuar për një milion eurot e Byrosë së Sigurimeve
-
Skandali në BKS, avokatët e të arrestuarve thonë se po mbahen jashtëligjshëm në paraburgim
-
Rikthehet në punë psikiatri që u suspendua, pas arrestimit në Tiranë për përndjekjen e një gruaje
-
Rikthehen në punë psikiatri që u suspendua pas arrestimit në Tiranë për përndjekjen e një gruaje