19:56 - Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin Ferizajt, i ka thënë KTV-së se ekipet e kërkim-shpëtimin kanë hasur në disa mbetje të brendshme shtazore, më konkretisht mushkri, por që për të konfirmuar janë dërguar për ekzaminim.
Kërkimet do të vazhdojnë edhe nesër.
Policia s’e konfirmon gjetjen e trupit të policit të dytë
18:03 - Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i ka thënë KTV-së se ende nuk është gjetur asgjë, por që në këtë pjesë të lumit, afër një kilometër prej vendit të aksidentit, rreth urës, ka dyshime të forta që mund të gjendet edhe trupi tjetër i policit.
Ai ka thënë se mediat nuk lejohen të afrohen më shumë për shkak të sigurisë.
Në vendin e ngjarjes megjithatë ka mbërritur edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.
Edhe
Flasin vëllezërit Bushi, dëshmitarët që gjetën trupin e policit Armend Trena

Gjendet edhe trupi i policit të dytë
Është gjetur edhe trupi i policit të dytë, Armend Trena, që deri më tani konsiderohej i zhdukur pas aksidentit që pësoi të shtunën mbrëma në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, duke rënë në lumin Lepenc, së bashku me kolegun e tij, Malsor Dashi, i cili u varros më herët gjatë ditës së sotme.
Sipas burimeve të KTV-së, trupi i tij është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të aksidentit.