Ka vazhduar operacioni i kërkimit për trupin e policit Armend Trena.
Ekipet e shpëtim-kërkimit të FSK-së, Agjencisë për Menaxhimin Emergjent dhe Policisë së Kosovës kanë kërkuar në dy orët e fundit mbi lumin Lepenc.
Në orët e pasdites janë vendosur rrjeta në urën e fundit, në fshatin Seqisht të Hanit të Elezit, 7 kilometra nga kufiri me Maqedoninë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se kërkimet po vazhdojnë dhe se planin e ri të kërkimeve do ta vendosë të martën shtabi.
Ndërkohë, nivelimi i lumit Lepenc ka rënë pas reshjeve të fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas 10 ditë kërkimi, u gjet trupi i policit Armend Trena
-
Gjendet trupi i pajetë i policit Armend Trena
-
Vazhdon edhe sot kërkimi për policin Armend Trena
-
Ndërpriten kërkimet për trupin e policit Trena, shkaku i reshjeve të mëdha të shiut
-
Ende asnjë gjurmë të policit Trena - kërkimi është ndërprerë aktualisht si pasojë e të reshurave