Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara me 21.09.2017, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina.
Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.09.2017.
Të miturit në fjalë, po dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata themelore, ka vepruar drejtë kur ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform nenit 66 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, lidhur me nenin 185 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1. dhe 1.2, pik 1.2.1,1.2.2. dhe 1.2.2.3 të Kodit të Procedurës Penale.
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e të miturit në Prishtinë
-
Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Pejë
-
Një muaj paraburgim ndaj të miturit për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen në Prishtinë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për “vrasje në tentativë” në Prishtinë