Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve B.P. dhe Xh.P., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 24 korrik të këtij viti.
Me anë të këtij aktvendimi personave në fjalë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale:” Vrasje e rëndë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjykata e Apelit vlerësoi se pretendimet ankimore të mbrojtësve nuk qëndrojnë, ngase në vendimin e ankimuar, gjyqtari i proceduarës paraprake, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar se të pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprës penale për të cilën dyshohen . Po ashtu janë dhënë arsye të mjaftueshme se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.