Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Ilir Zeqirit në Skenderaj

Foto: Koha

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur për t’i mbajtur në paraburgim prej një muaji të pandehurit H.F. dhe K.I. të dyshuar për vrasjen e Ilir Zeqirit më 8 prill në Skenderaj.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më 13 prill kishte vendosur për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve. Avokatët mbrojtës ishin ankuar për këtë masë, por Apeli i ka refuzuar ato si të pabaza.

“Gjykata e Apelit konkludon se Gjykata Themelore në Mitrovicë, në aktvendimin e datës 13.04.2019, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ua ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve, konform dispozitës së nenit 187 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Apelit.