Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit H.F dhe K.I nga fshati Vajnikë i Skenderajt, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit H.F dhe K.I, me datën 08.04.2019, rreth orës 16.30 kanë privuar nga jeta viktimën I.Z. në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për t'i fshehur gjurmët kanë djegur automjetin e markës Volkswagen Pasat ku gjendej trupi i viktimës.
Dyshime se Ilir Zeqiri në Skenderaj u vra e më pas u dogj në taksinë e tij
Sipas njoftimit të dërguar medieve, dy të dyshuarit janë arrestuar më 11 prill dhe me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh, transmeton Koha.net.
Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Ilir Zeqiri u vra afër varrezave në lagjen “Braha” të fshatit Prekaz i Epërm në Skenderaj.
Ai dyshohet se u qëllua me 5 plumba, e më pas u dogj në taksin e tij.
-
Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Ilir Zeqirit në Skenderaj
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skenderaj
-
Dyshime se Ilir Zeqiri në Skenderaj u vra e më pas u dogj në taksinë e tij
-
Dyshime se Ilir Zeqiri në Skenderaj u vra e më pas u dogj në taksinë e tij
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e vrasjes në Zlipotok të Dragashit