Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Marrje ryshfeti”, arrestohet kirurgu i tretë në Spitalin e Vushtrrisë

Kirurgu i Spitalit të Vushtrrisë, Isuf Zekaj, është arrestuar nën dyshimin për ryshfet, ka konfirmuar për KOHËN Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Me vendim të prokurorit, Zekaj, që ishte në kërkim qe disa ditë, është ndaluar për 48 orë.

Siç ka thënë Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ndaj Zekajt është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Më 10 janar, Policia pati arrestuar kirurgët Arsim Latifaj e Ekrem Sefiun. Në kërkim nga ajo ditë ishte edhe Zekaj. Kirurgët dyshohen për marrje ryshfeti për të kryer operime, siç pati njoftuar Prokuroria.

Ndaj dy mjekëve që u arrestuan të martën fillimisht u mor vendimi për ndalim prej 48 orësh. Një ditë më pas, Latifaj u lirua, ndërsa Sefiut iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

Në ditën e arrestimit të dy mjekëve, Spitali i Vushtrrisë pati njoftuar për suspendimin e të treve.

Edhe Arrestohen dy kirurgë me dyshimin për ryshfet, një tjetër në kërkim LAJMET E MBRËMJES Arrestohen dy kirurgë me dyshimin për ryshfet, një tjetër në kërkim

Zekaj është edhe anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar, në cilësinë e përfaqësuesit nga spitalet e përgjithshme dhe i emëruar në këtë post nga Qeveria. Burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë për KOHËN se është iniciuar procedura për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.

https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/360738/arrestohen-dy-kirurge-me-dyshimin-per-ryshfet-nje-tjeter-ne-kerkim/