Dy kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë janë arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, ka konfirmuar Policia e Kosovës, pas raportimeve se kishin marrë para për t’i kryer operimet.
Sipas njoftimit të Policisë, kirurgu i tretë është në kërkim policor.
“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovice-Jugu, ka arrestuar dy persona me dyshimin e bazuar për marrje ryshfeti, përderisa personi i tretë mbetet në kërkim policor. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për KOHËN.
Dyshimet u ngritën pas publikimit të disa videove nga Gazeta “Shneta”.
-
Arrestohen dy kirurgë me dyshimin për ryshfet, një tjetër në kërkim
-
Spitali i Vushtrrisë pezullon nga detyra dy mjekë ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë për ryshfet
-
Dy mjekë në Vushtrri akuzohen për marrje ryshfeti, nëntë persona për dhënie
-
Dy mjekë në Vushtrri arrestohen për marrje ryshfeti
-
Një kirurg dhe një anesteziolog arrestohen në Spitalin e Gjilanit