Një maqedonas ka tentuar të hyjë në Kosovë me certifikatë false të vaksinimit për COVID-19.
Policia e ka ndaluar dhe ia ka refuzuar hyrjen brenda vendit.
“I dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i RMV-së, në pikën kufitare ka prezantuar certifikatën e vaksinimit Covid-19 e cila ka rezultuar e falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pohuar se certifikatën e ka marrë në mënyrë jo të rregullt. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit i është refuzuar hyrja në Kosovë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet shtetasi i Maqedonisë V., tentoi të hynte në Kosovë me certifikatë false vaksinimi
-
Tre shtetas të Maqedonisë ndalohen në kufi, tentuan hyrjen me certifikata false të vaksinimit
-
Serbi tenton të kalojë kufirin me certifikatë të vaksinimit që dyshohet të jetë false
-
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut tenton të hyjë në Kosovë me certifikatë të falsifikuar të vaksinimit
-
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë