Policia e Kosovës ka ndaluar të martën në pikën kufitare në Han të Elezit një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi kishte tentuar të hynte me certifikatë false vaksinimi.
I dyshuari ka pranuar se e kishte marrë certifikatën në mënyrë jo të rregullt, pa i marrë doza e vaksinës. Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i është mohuar hyrja në Kosovë.
“SPK Hani Elezit, 12.04.2022 – 10:10. Në linjën hyrëse, personi mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut ka prezantuar letërnjoftimin dhe certifikatën e vaksinimit Civid-19. Gjatë kontrollimit te certifikatës është dyshuar se certifikata është falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pohuar se certifikatën e kishte marrë në mënyrë jo të rregullt pa i marrë dozat e vaksinimit. Me vendim te prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit i refuzohet hyrja në Kosovë”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Maqedonasi zihet në kufi me certifikatë false të vaksinimit
-
Tre shtetas të Maqedonisë ndalohen në kufi, tentuan hyrjen me certifikata false të vaksinimit
-
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut tenton të hyjë në Kosovë me certifikatë të falsifikuar të vaksinimit
-
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë
-
Kapen dy të mitur pasi e kishin kaluar ilegalisht kufirin