Një 31-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Peqin, si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip Volkswagen.
Sikurse bën me dije policia, 40-vjeçari R.M., nga Peqini, ka qenë në drejtimin e mjetit që doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin e mbushur me ujë.
Në automjet me të ishte e motra 31-vjeçare e cila ka gjetur vdekjen, një 51-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital si dhe tre persona të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Një e vdekur nga një vetaksident në Drenas
-
Një 21-vjeçare ka vdekur e 5 të tjerë janë lënduar në një aksident në Muzeqinë – shkaktar shpejtësia
-
Vetura bie në një lumë në Muzeqinë, vdes një 21 vjeçare
-
Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, katër të vdekur
-
Vdiq një prej pasagjerëve të përfshirë në aksidentin te Liqeni i Livoqit