Pas mesnate në fshatin Muzeqinë ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë ka vdekur një 21 vjeçare.
Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:35, në rrugën Ferizaj-Lipjan, në fshatin Muzeqinë.
Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VW Golf, V.O. ( m/sh/k 26 vjeçar), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timon dhe kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit.
Në këtë aksident, pasagjerja A.A.( f/sh/k 21 vjeçare) ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë, ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.
“Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit”, përfundon raporti.
-
Një 21-vjeçare ka vdekur e 5 të tjerë janë lënduar në një aksident në Muzeqinë – shkaktar shpejtësia
-
Vdiq një 21-vjeçare, u godit nga vetura në fshatin Vlashnje
-
Një person humb jetën në aksidentin në Muhovc të Ferizajt
-
Humb jetën një 19-vjeçare në një aksident në Ferizaj
-
Aksident në Ferizaj, vdiq një grua