Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lokalizohen zjarret e përmasave të mëdha në Mitrovicë

Falë bashkëpunimit ndërinstitucional është bërë i mundur lokalizimi i zjarreve të përmasave të mëdha në fshatin Cernushë të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës të dielën.

Policia ka bërë të ditur se falë përkrahjes nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i, zjarret janë arritur të lokalizohet në orët e para të ditës së sotme.

Zjarret kishin përfshirë tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë.

“Në fshatin Cernushë, zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve. Për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe njësi të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel poashtu edhe me pajisje. KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarreve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për shkak se zjarret ishin të përmasave të rrezikshme, Policia evakuoi disa familje në Cernushë.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Policia u bëri apel qytetarët të kenë kujdes në këto temperaturave të nxehta, pasi “çdo pakujdesi e vogël mund të shkaktojë zjarre me pasoja të paparashikueshme”.

 

Komunikatë për media Mitrovicë, 23 Korrik 2022 Bashkëpunimi ndërinstitucional bën të mundur lokalizimin e...

Posted by Kosovo Police on Sunday, July 24, 2022

 

Artikuj të ngjashëm