Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lidhte martesa fiktive mes nënshtetasve të Kosovës dhe atyre të BE-së, arrestohet zyrtari komunal i Skenderajt

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës, më 14 dhjetor 2018 ka pranuar autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë për të zhvilluar hetime, ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar’, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë rast, me datën 22 janar 2019, njësitet policore kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar, për kryerjen e veprave të lartcekura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Personi i arrestuar është K. B., lindur me 1962, m/sh/k.

I dyshuari punonte si zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Skenderaj, ka lidhur martesa fiktive në mes të nënshtetasve të RKS-së dhe atyre të BE-së, me ç’rast edhe ka lëshuar certifikata martesore pa prezencën e çifteve martesore. Këto certifikata janë përdorur në Gjermani për rregullimin e lejeve të qëndrimit atje.

Me vendim të prokurorit në PTH – Prishtinë të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.