Një person është rrëzuar nga një lartësi prej 8-10 metrash në Graçanicë, derisa po punonte në një objekt. Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur të hënën në orën 16:40, dhe se i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore.
Shkaqet e rastit ende nuk dihen ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëndohet rëndë një punëtor në Suharekë, u rrëzua nga një objekt në ndërtim
-
Raporti 24-orësh i Policisë, tre të lënduar në vende të punës
-
Lëndohet pasi rrëzohet nga një largësi në vendin e punës
-
Punëtori bie nga lartësia 3.5 m në një vendpunishte në Fushë-Kosovë
-
Vdes kosovari në Graçanicë, dyshohet se ra nga një lartësi në vendin e punës