Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lëndohet një punonjës në një fabrikë në Suharekë

Një punonjës në një fabrikë në Suharekë është lënduar gjatë orarit të punës, ndërsa është dërguar për tretman në Spital.

“Viktima mashkull kosovar punëtor i një fabrike deri sa ishte në orar të punës, nga pakujdesia duke ecur mbrapa, rrëshqet dhe bie në një hendek në lartësi rreth një metër. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor ne QKMF Suharekë dhe me pas është dërguar në Spital”, thuhet në raportin e Policisë.