Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes të së enjtes në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar në një vetaksident në rrugën Prishtinë – Gjilan
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë
-
Vrasje në tentativë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Një person mbeti i lënduar pasi u godit nga vetura në Prishtinë